Vazhdon vjedhja e peshkut në liqenin e Dibrës së Madhe

300

Pas denoncimeve të njëpasnjëshme të Portalit DibraIme.com për situatën alarmante që është krijuar në Liqenin e Dibrës ku persona të pa-autorizuar po vjedhin peshkun e liqenit.

Portali DibraIme.com ka bërë disa denoncime në muajt e fundit ku janë postuar foto që vijnë në redaksinë të portalit tonë nga qytetarë të ndryshëm dibranë për këtë dukuri negative dhe të ulët.

Qytetari për redaksinë të portalit DibraIme ndër tjera thotë: “Komuna ma e dobet ne Maqedoni. Komuna pa piken e pergjegjesise per resurset natyrore! 6 vjet vjedhja e peshkut ne liqenin e Dibres vazhdon, vazhdon, vazhdon deri kure?“.

Poashtu edhe Portali DibraIme.com u bën thirje të gjitha organeve kompetente në qytetin e Dibrës të marin masat e duhura dhe ti vënë para drejtësisë të gjithë keq-përdoruesit që po vjedhin peshkun e Liqenit të Dibrës për të bërë biznes dhe për tu pasururar./DibraIme.com