RRETH NESH

Bulqizaime.al u themelua më 7 mars 2017. Ne, synojmë informimin e publikut për çështje lidhur me aktualitetin, monitorimin e institucioneve publike, të drejtat e njeriut dhe jo vetëm. Paanshmëria, ndershmëria, raportimi i saktë dhe i bazuar në fakte është parimi i punës tonë. Ne përpiqemi të ndërtojmë një model medieje “online” që i qëndron besnike parimeve të gazetarisë dhe ndërthur inovacionin në krijimet e saj. Ne bashkëpunojmë me donatorë të ndryshëm për të mbështetur punën tonë. Mendimet dhe opinionet e shprehura në këtë faqe i përkasin autorëve dhe nuk përkojnë domosdoshmërisht me qëndrimet e donatorëve.

POLITIKA E PRIVATËSISË DHE RREGULLA TË TJERA

Bulqiza ime është i përkushtuar në ruajtjen e të dhënave personale të përdoruesve të www.bulqizaime.al. Kjo Politikë e Privatësisë shpjegon mënyrën e menaxhimit të të dhënave nga Bulqiza ime.

Nëse keni pyetje të mëtejshme mbi menaxhimin e të dhënave tuaja personale ose pyetje të tjera që lidhen me këtë politikë, ju lutem kontaktoni në adresën elektronike; bulqizaime.al@gmail.com. Në faqen tonë mund të jenë vendosur link-e të faqeve të tjera të internetit të cilat nuk përfshihen në këtë politikë.

Informacioni i mbledhur

Ne përdorim cookies që ndihmojnë në personalizimin e përdorimit të faqes sonë nga ana juaj. Cookie është një njësi e vogël informacioni i cili i dërgohet hard-drive të kompjuterit tuaj nga serveri i faqes në mënyrë që faqja jonë të mbajë mend se cilët jeni ju. Ky informacion mund të përfshijë informacion në lidhje me përdorimin tuaj të mëparshëm të faqes sonë, informacion rreth kompjuterit tuaj, si adresa IP e kompjuterit tuaj dhe lloji i programit të lundrimit në internet (browser), të dhëna demografike, si dhe nëse ju e keni vizituar faqen tonë duke përdorur linqe të vendosura në faqe të treta.

Nëse ju jeni një përdorues i regjistruar ose abonent, në informacion mund të kërkohet dhe emri juaj dhe adresa elektronike për arsye verifikimi. Ne mund të përdorim informacionin e mbledhur nga cookies për: identifikimin e përdoruesve që rikthehen në faqen tonë, përdoruesit e regjistruar ose abonentët duke u mundësuar të kenë akses në një faqe të personalizuar për ta, mundësimin tuaj për të naviguar më shpejtë dhe në mënyrë më efeciente në faqen tonë me qëllim zhvillimin e faqes sipas preferencave tuaja, dhe duke ndërtuar një profil demografik të përdoruesve tanë.

Ju mund të fshini cookies nga kompjuteri juaj në çdo moment. Megjithatë, kjo do të nënkuptonte se çdo e dhënën e ruajtur nga ju, si emir i përdoruesit ose fjalëkalimi, do duhej të vendosen sërish. Ju gjithashtu mund të zgjidhni që browser-i i internetit që përdorni të mos ruajë cookies në kompjuterin tuaj.

Kjo gjë mund të kufizojë funksionimin e faqes, të mos lejojë leximin e pjesëve të faqes që janë të kufizuara vetëm për përdorues të regjistruar, si dhe disa formatime ose përmbajtje mund të mos jenë të aksesueshme nga ana juaj. Bulqiza ime përdor Google Analytics, një shërbim analizimi të faqes që mundësohet nga Google, Inc. (“Google”). Google Analytics përdor cookies që na ndihmojnë ne të kuptojmë se sa përdorues e vizitojnë faqen tonë.

Informacioni i mbledhur nga ky cookie rreth përdorimit tuaj të faqes sonë (përfshirë adresën e IP) i transmetohet dhe ruhet nga Google në server në Shtetet e Bashkuara. Google do e përdorë këtë informacion për qëllim gjenerimin e analizave rreth përdorimit të faqes sonë, duke hartuar për ne raporte mbi aktivitetin e faqes, përdorimin e internetit, si dhe shërbime të tjera lidhur me faqen tonë.

Google mund t’i transferojë këto të dhëna tek palët e treta të cilat i kërkojnë në zbatim të ligjit, ose palëve të treta që e procesojnë informacionin në emër të Google. Google nuk do e lidh adresën tuaj të IP me asnjë të dhënë tjetër që Google zotëron. Ju mund të refuzoni përdorimin e këtij cookies duke bërë përzgjedhjen e nevojshme në browser-in tuaj, por kini parasysh që nëse ju e refuzoni nuk do të jetë e mundur që të përdorni versionin e plotë të faqes. Duke përdorur këtë faqe ju bini dakord procesimin e të dhënave tuaja nga Google sipas mënyrës dhe për qëllimet e përmendura më lart.

Fëmijët nën 14 vjeç

Përmbajtja në faqen tonë është e destinuara për një audiencë të përgjithshme. Ne nuk do të mbledhin në mënyrë të vetëdijshme asnjë informacion mbi fëmijë nën 14 vjeç. Nëse jeni prind ose kujdestar dhe besoni se ne kemi mbledhur informacione nga fëmija juaj në atë mënyrë që nuk lejohet me ligj, na kontaktoni. Ne do t’i heqim të dhënat në masën që kërkohet nga ligjet në fuqi.

Ndryshime në këtë politikë

Kjo politikë është e vlefshme nga shtatori i vitit 2017-të. Kjo politikë mund të ndryshojë bazuar në ndryshimet në legjislacion, praktika më të mira të identifikuara ose përmirësimin e faqes.

KUSHTET E RI PUBLIKIMIT

Media jonë nuk e ka në fokus qasjen fitimprurëse dhe si e tillë, jemi të hapur për ri publikimin e materialeve tona në media fitimprurëse ose jofitimprurëse, duke respektuar kriteret dhe kushtet e caktuara më poshtë:

  • Ri publikimi i materialeve të Bulqizaime.al mund të bëhet me kushtin që emri i autorit, publikimit dhe medias të citohen qartë dhe dukshëm;
  • Në çdo rast të ri publikimit ju lutemi të përfshini shënimin: “Ky material u botua fillimisht nga media Bulqizaime.al”. Shënimi duhet të përmbajë edhe një lidhje (“link”) që të dërgon tek publikimi i “Bulqizaime.al”;
  • Në rast të shkrimit të lajmeve nga mediat e tjera me referencë nga “Bulqizaime.al”, ne parapëlqejmë që këto lajme të jenë konform standardeve tona, pra të jenë të paanshme, objektive dhe etike;
  • “Bulqizaime.al” vijon të zotërojë të drejtën e autorit për materialet e veta dhe në rast ri publikimi të dytë (një material i joni i ri publikuar nga një media tjetër dhe më pas nga një media tjetër), duhet të respektojë të njëjtat kritere me ri publikimin e parë;
  • Ne rezervojmë të drejtën për të kërkuar fshirjen e ri publikimit aty ky është e mundur në rast se kriteret e mësipërme nuk respektohen;
  • Media Bulqizaime.al rezervon të drejtën e revokimit të së drejtës së ri publikimit në rast se vëren abuzime me këtë të drejtë;
  • Me abuzim ne nënkuptojmë përdorimin e fakteve të raportuara prej nesh në mënyrë selektive, të njëanshme, jashtë kontekstit apo spekulative;
  • Ju do të duhet të merrni lejen tonë së pari përmes formave tona të kontaktit vetëm për përdorimet fitimprurëse, kryesisht për qëllime biznesi (ngushtësisht fitimprurëse) dhe ju mund të duhet të paguani një tarifë;
  • Krijimet e medias “Bulqizaime.al” referuar ri publikimeve nga mediat fitimprurëse mbrohen kryesisht referuar nenit 80 të ligjit numër 35, i vitit 2016, “Për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Tjera të Lidhura me to”;
  • Krijimet e medias “Bulqizaime.al” referuar ri publikimeve nga mediat jofitimprurëse janë në dispozicion për ri publikim nën licensën “Creative Commons 4.0”. Për të mësuar më shumë klikoni këtu.

Faleminderit që zgjodhët të informoheni me ne!