Kërcënimi: 10 mijë shqiptarë me armë shërbejnë për Maqedoninë, Gruevski të ketë kujdes!

230

Diskutimet më të fundit në Maqedoni ku VMRO ka kërkuar që bëhet një qeveri mes maqedonasish duke shmangur shqiptarët i ka tensionuar edhe më tej marrëdhëniet ndër etnike.

I fituar mbrëmë në një emision në TV24, kreu i DR-së, Imer Selmani theksoi se janërreth 10 mijë shqiptarë që shërbejnë me armë në ushtrinë e maqedonisë, por edhe polici.

“Në ARM dhe MPB ka rreth 10 mijë shqiptarë nën armë që e mbrojnë Maqedoninë , dhe tani çka mendojnë Ivanov dhe Gruevski, se këto njerëz do të shkojnë në shpi dhe do të rrijnë qetë, derisa këta merren për qeveri pa shqiptarët?!”., – tha ai ndër të tjera.