Ekipi i Bulqizës, një barazim dhe një fitore

1153
Foto ilustrative e Sport Klub Bulqiza

Bulqiza nuk shkon më shumë se barazim përballë ekipit të Luzit të Kavajës. Ndeshja ka përfunduar me rezultatin 1-1, kjo e vlefshme për javën e 12-të të Kampionatit Kombëtar të Futbollit, kategoria e dytë, grupi A.

“Nuk mund të pretendonim më shumë se barazim, sepse ekipi kishte pesë mungesa të theksuara, tre të pezulluar për kartonë dhe dy të dëmtuar.”, u shpreh trajneri i ekipit të Bulqizës, Hakik Çekiçi në një bisedë telefonike për Bulqiza ime.

Bulqiza fiton derbin e qarkut Dibër me rezultatin 2-1 ndaj Klosit

K.F Bulqiza merr një fitore të rëndesishme kundrejt K.F Klos.

Ndeshja ndërmjet Bulqizës dhe Klosit, e vlefshme për javën e 13-të, kategoria e dytë, grupi A, u luajt në Kompleksin Sportiv “Internacional” Pezë Helmës. Golat për Bulqizën u shënuan nga Denis Myrtaj në minutën e ’26-të dhe Donald Saliaj në minutën e ’85-të. Goli i vetëm për ekipin e Klosit u shënua nga Kleo Libohova.

Me këtë rezultat, në 12 ndeshje të luajtura, ekipi i Bulqizës renditet në vendin e gjashtë me 19 pikë në total të grumbulluara. Ndeshja e radhës për ekipin e Bulqizës është më datë 14 mars, ndaj ekipit të Sopotit të Librazhdit.