Ekipi i Bulqizës, humbet ndaj Sopotit të Librazhdit

990
Gjatë ndeshjes ndërmjet ekipit të Bulqizës dhe Sopotit të Librazhdit. Foto: KF Bulqiza

Sopoti i Librazhdit ka triumfuar në transfertë me rezultatin 1-2 ndaj ekipit të Bulqizës. Kjo përballje ishte e vlefshme për javën e 14-të, kategoria e dytë, grupi A. Ndeshja u luajt në kompleksin “Internacional” Pezë Helmes.

Golat për ekipin e Sopotit u shënuan nga Sejdini në shtesën e pjesës së parë 45+2` dhe Rreshka në minutën e 81` në pjesën e dytë. Goli i vetëm për ekipin e Bulqizës u shënua nga Balliu në minutën e 11`.

Pas përfundimit të ndeshjes Sport Klub Bulqiza, akuzoi arbitrin e ndeshjes për anësi që çoi në humbjen e ndeshjes.

“Me keqardhje humbim një ndeshje të përgatitur në detaje dhe me grintë për të fituar. E dominuam totalisht ndeshjen. Si klub dënojmë një arbitrim skandaloz, tendencioz. Ecim perpara për ndeshjen e radhës.”, shprehet trajneri i ekipit Hakik Çekiçi.

Në qëndrimin e ekipit për këtë ndeshje, postuar në faqen zyrtare në rrjetin social instagram, thuhet se sjelljet e arbitrit gjatë lojës ishin “të padrejta”.

Pas humbjes me Sopotin, ekipi i Bulqizës zbret në vendin e shtatë, me 19 pikë. Ndeshja e radhës do të jetë ndaj Valbonës, ku në përballjen e fundit ekipi i Bulqizës arriti të merrte një rezultat pozitiv.