Vijon mbledhja e armëve luftarake, ja sa janë dorëzuar në Dibër

441

Vijon fushata për dorëzimi vullnetar të armëve dhe municioneve luftarake, e cila me një vendim të fundit është shtyrë edhe për disa muaj.
Gjatë ditëve të fundit janë dorëzuar në të gjithë vendin 69 armë zjarri, 40.119 fishekë, 30 granata, 56 krehëra, 23 ndezësa, 2 kallëpe tritol, 2 predha, 195 kapsolla detonatore si dhe 6 bomba tymuese.

Konkretisht në qarqet:

1- Qarku Kukës.
Janë dorëzuar 15 armë, 1103 fishekë, 16 krehëra, 11 granata dhe 105 kapsolla detonatore.

2- Qarku Tiranë.
Në Komisariatet e Policisë Tiranë janë dorëzuar vullnetarisht nga banorët 10 armë zjarri, 4439 fishekë, 10 krehëra, 2 kallëpë tritol dhe 90 kapsolla detonatore.

3- Qarku Dibër.
Janë dorëzuar në Komisariatin e Policisë Dibër 8 armë zjarri, 7 krehëra, 2184 fishekë, 5 granata, 22 ndezësa.

4- Qarku Fier.
Janë dorëzuar 8 armë zjarri, 1180 fishekë, 4 granata dhe 11 krehëra.

5- Qarku Berat.
Janë dorëzuar 5 armë zjarri, 600 fishekë dhe 6 bomba tymuese.

6- Qarku Shkodër.
Dorëzohen nga banorët 5 armë zjarri, 4 krehëra, 3250 fishekë, 2 granata dore.

7- Qarku Durrës.
Janë dorëzuar 5 armë zjarri, 8 krehëra, 525 fishekë dhe 2 granata dore.

8- Qarku Korçë.
Janë dorëzuar: 4 armë zjarri, 2 predha dhe 20 788 fishekë.

9- Qarku Elbasan.
Janë dorëzuar vullnetarisht 4 armë zjarri dhe 2880 copë fishekë.

10- Qarku Gjirokastër.
Janë dorëzuar 3 armë zjarri, 1 granatë dore, 1 ndezëse granate dhe 3070 fishekë.

11- Qarku Vlorë.
Është dorëzuar nga banorët 1 armë zjarri si dhe 60 fishekë.

12- Qarku Lezhë.
Është dorëzuar 1 armë zjarri, 40 fishekë dhe 5 granata.

/bulqizaime.al/