VIDEO/ Kandidatja e PDIU-s sulmon Bashën: “Kur ka luftuar babai im për PD, ti bëje kamarierin në Hollandë”

655
Në foto: Reme Lala, gjatë një takimi elektoral në Bulqizë. Foto nga: PDIU Bulqizë

Kandidatja e PDIU-s në Dibër, Reme Lala ka shpërthyer në akuza ndaj kryetarit të PD-s, Lulzim Basha. Ajo është shfaqur e prekur për faktin se kreu i PD-s i ka përmendur të atin në fushatë, biznesmenin Ymer Lala.

“Lulzim Basha, zure në gojë emrin e babait tim. Dhe si të pafytyrë që jeni, s’e keni problem se zini emra familjarësh. Po jeni dhe frikacak se pastaj kërkoni falje dhe thoni: mos na e merr për ters se bëjmë politike. Babai im është një luan. Luani udhëton vetëm, jo në kope si delet tuaja. Kur ka punuar dhe luftuar babai im për Partinë Demokratike, ti shërbeje me pantallona të shkurtra e papion lokaleve të Hollandës.
Ti fole për shushunja. I njeh mirë shushunjat se ke kunatin tënd që i ka pirë gjakun gjithë firmave të ndërtimit të Tiranës dhe vazhdon të bëjë dhe listën tënde të kandidatëve për deputet që do të mbushin dhe arkën e kunatit. Kuptohet, se arkën e keni të përbashkët”, tha Lala.”

Pak ditë më parë, Basha në takimin që zhvilloi në Dibër, ju kërkoi që të mos votojnë për PDIU-n apo LSI-n, dhe se votat më mirë t’i hidhnin në Drin se sa t’jua jepnin atyre.

/bulqizaime.al/