Tjetër telash për Shukri Xhelilin, merret nën hetim për pastrim parash

335

Telashet nuk kanë të sosur për ish-kryebashkiakun e Dibrës, Shukri Xhelili.

Burime të prokurorisë së Dibrës thanë se pas skandalit seksual që pasoi me akuzën zyrtare për shpërdorim detyre, ndaj 57-vjeçarit kanë nisur hetimet me akuzën e pastrimit të parave.

Gjatë kontrolleve të llogarive dhe pronave të ish-zyrtarit, hetuesit kanë zbuluar pasuri të pajustifikuar për rrogën e një kryetari bashkie.

Kjo i ka vënë në dyshime prokurorët që kanë regjistruar procedimin e ri penal shkruan GSH.al. Shukri Xhelili u bë “i njohur” pas publikimit të një skandali vitin e kaluar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku kryebashkiaku i kërkonte favore seksuale një vajze në këmbim të punësimit. Fillimisht ai u arrestua, por u lirua në maj të 2016 për “arsye shëndetësore”.

I zgjedhuri i PS-së në këtë detyrë u shkarkua nga detyra nga kryeministri Rama. Xhelili e ankimoi vendimin pa sukses.