Sot Rama shkon në Elbasan, Basha: Po i heqin maturantët nga shkolla dhe i dërgojnë në miting

347

Kryeministri Edi Rama sot në orën 18:00 zhvillon një takim me votuesit për herë të parë në qarkun e Elbasanit.

Por sipas Lulzim Bashës pikërisht për këtë shkak fëmijët e qarkut të Elbasanit po i largojnë sot nga shkolla për t’i çuar në miting.

“Prsh I nderuar Z Lul Basha, po ju informoj se sot ne shkollen e mesme te bashkuar,fshati Zgosht Librazhd po pezullohen oret e fundit te mesimit, per te derguar maturantet ne Elbasan si duket do kete ndnj miting, ju uroj suksese, vazhdo e mos u ndal nga keta hajdute, presim nga ju, jemi me ju,me sh respekt.

Ju lutem ruani anominatin pasi kam femi maturan”, thuhet në mesazhin e bërë publik nga Basha.