Asgjësohen 233 bimë kanabis në Dibër

864

Policia ka asgjësuar 233 bimë narkotike cannabis sativa, që u gjetën të kultivuara në një zonë të pyllëzuar në fshatin Bufull në Selishtë të Dibrës.

Në njoftimin e shpërndarë për mediat, Policia deklaron se një 62-vjeçar, autori i dyshuar i kultivimit të këtyre bimëve, u kap duke vaditur në parcelën që kishte kultivuar bimët.

Më herët, nga Policia janë asgjësuar 519 bimë canabis në territorin e bashkisë Mat, ku u vu në pranga 1 shtetas e u shpall në kërkim 1 tjetër.

“Si rezultat i monitorimit të zonës me dron dhe rrethimit të parcelës me punonjës policie u kap duke vaditur bimët shtetasi A.B, 62 vjeç, banues në Selishtë, autori i dyshuar i kultivimit të këtyre bimëve. 62-vjeçari është arrestuar në flagrancë për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, thuhet në njoftimin e DVP Dibër.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.