Peshkopia zgjohet e tmerruar, bashkia vret qentë dhe i lë rrugëve…

427

Një fenomen i rëndë ka ndodhur gjatë natës që lamë pas në qytetin e Peshkopisë, ku siç thonë raportuesit pranë JOQ.al, punonjësit e bashkisë kanë vrarë me armë disa prej qenve endacakë dhe i kanë lënë ata të ngordhur në rrugë.

Qentë dhe gjaku i tyre kanë trembur këtë mëngjes kalimtarët në qytet dhe rrezikojnë të bëhen burim infeksioni, nëse dikush nuk merr masa për t’i hequr që aty.

Gjithmonë bazuar në fjalët e personave që kanë dërguar pamjet filmike pranë redaksisë së JOQ.al, nuk janë qytetarët, por vetë policët e bashkisë ata që kanë shtënë ndaj këtyre kafshëve të gjora, duke shkelur kështu çdo të drejtë të këtyre krijesave.

Por, në fund të fundit, kështu veprohet në një shtet ku ligji nuk mbron njerëzit e jo më kafshët…