Peshkonte me korrent, humb jetën 19-vjeçari në Dibër

614
Në foto: Drini i Zi

Një 19-vjeçar ka humbur jetën këtë të martë në Dibër, pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Sipas Policisë së Shtetit raportohet se ngjarja ka ndodhur në lumin “Drini i Zi”, ku viktima Flori Çiku po peshkonte me gjenerator dhe ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Mësohet se 19-vjeçari, banues në fshatin Vakuf është dërguar rreth orës 16:00 në Spitalin Rajonal të Dibrës, pa shenja jete.

/bulqizaime.al/