Ndryshon akuza për Xhelilin: Nuk bëri korrupsion, por shpërdoroi detyrën

385

Ka ndryshuar akuza ndaj Shukri Xhelilit, ish-kryebashkiakut të Dibrës të arrestuar nga prokuroria pas një skandali seksual të transmetuar në televizor.

Xhelili pak ditë më parë është dënuar me 2.8 vite burg nga Gjykata e Apelit, por jo për akuzën e “Korrupsionin pasiv duke kërkuar favore seksuale” për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”.

Këtë kualifikim të ri të akuzës mësohet ta ketë kryer Gjykata e Apelit për Krimeve të Rënda, e cila ka konstatuar se rasti në fjalë nuk është në kryerjen e një akti seksuale, duke e favorizuar për marrëdhënien e punës në Bashki.

Sipas gjyqtarëve Shukri Xhelili ka shpërdoruar detyrën dhe për këtë duhet të dënohet me 2.8 vite burgim. Kjo masë dënimi është dhënë dhe nga gjykata e shkallës së krimeve të Rënda, ku fillimisht Xhelili u dënua me 4 vjet burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar ai është dënuar me 2.8 vite burgim.