MIE hap garën për koncesionin e HEC-it “Veleshicë” në Radomirë të Dibrës

375
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nisur procedurat për dhënien me koncesion të një tjetër hidrocentrali, kësaj radhe në verilindje të vendit. Bëhet fjalë për HEC-in “Veleshicë”, i cili do të ngrihet mbi pellgun ujëmbledhës të lumit me të njëjtin emër.