Kukësi shkatërron Korabin

364

Ekipi i Kukësit ka fituar me rezultatin 4 me 0 ndaj dibranëve të Korabit.

Ndeshja e cila u luajt në stadiumin Zeqir Imeri tregoi edhe një herë superioritetin e Kukësit, të cilët kaluan në avantazh që në pjesën e parë me dy gola.

Dibranët patën një mundësi të mirë për ngushtimin e rezultatit, por që kapiteni i Korabit humbi një penallti.

Në pjesën e dytë Kukësi shënoi edhe dy gola të tjerë.

haxhiu

Trajneri i Korabit, Gerd Haxhiu pranon se ndonëse skuadra e Korabit, ndonëse është e dëshpëruar për të siguruar pikë, synon t’i marrë ato me lojë të bukur.

Në “Gol pas Goli” ai saktësoi se u kishte kërkuar futbollistëve të argëtoheshin në fushë dhe të luanin hapur ndaj Korabit, edhe pse kjo rezultoi në një humbje të thellë 4-0.

/bulqizaime.al/