Korabi fiton ndaj Veleçikut

381
Foto: K.F Korabi

Ka përfunduar me rezultatin 2-1 ndeshja e luajtur në Peshkopi ndërmjet skuadrës vendase, Korabit dhe Veleçikut të Koplikut. Ekipi i Korabit ka dominuar thuajse të gjithë ndeshjen, që u ndoq nga shumë tifozë jashtë ambienteve të stadiumit.

Xhuliano Skuka ka shënuar për vendësit në minutën e 16, ndërsa në minutën e 85 të ndeshjes ka shënuar edhe Lauren Ismailaj. Ndeshja përfundoi me rezultatin 2-1 për dibranët.

Përpos fitores, dibranët mbeten në vendin e tretë të kategorisë së parë me 19 pikë në 10 ndeshje të luajtura.