Koleksioni i rrallë, dibranët në Kongresin e Manastirit në vitin 1909

294

Krahina e Dibrës është shquar gjithmonë për atdhedashuri dhe trimëri. Por dhe për një dashuri të zjarrtë ndaj gjuhës shqipe. Në dritë ka dalë një koleksion i rrallë fotografish që i përkasin vitit 1909.

Këto foto janë pjesë e koleksionit të vëllezërve Manaqi, që fokusojnë delegatët dibranë dhe momentin e veçantë të Kongresit të Manastirit, kongres që pati një rëndësi të veçantë për gjuhën shqipe.

Nga albumi  duket rëndësia e veçantë që populli i Dibrës i ka kushtuar delegatëve të saj dhe kongresit, duke i pritur me një festë të veçantë dhe me muzikë e hare.

/bulqizaime.al/