Ja kush është dibrani që qëndroi 29 vjet President i Shqipërisë

272

DITËLINDJA: 19 tetor 1913

VENDLINDJA: Dibër

KOHA E QËNDRIMIT NË DETYRË: 1 gusht 1953 deri më 21 nëntor 1982.

KOHËZGJATJA NË DETYRË: 29 vjet, 3 muaj e 20 ditë

MOSHA KUR MORI DETYRËN: E mori detyrën 40 vjeç, 2 muaj e 8 ditë dhe e la 69 vjeç, 1 muaj e 2 ditë.

ARSIMIMI: Arsimim fillor, i padiplomuar.

DETYRA TË TJERA NË SHTET: Ministër i Brendshëm, deputet.

VDEKJA: 1 janar 1998. 84 vjeç, 9 muaj e 18 ditë.

Haxhi Lleshi është presidenti më jetëgjatë në historinë e shtetit shqiptar, – me 29 vjet, 3 muaj e 20 ditë, ky rekord nuk ka asnjë shans të thyhet as në Shqipëri dhe as në botë. Madje, në detyrën e kreut të shtetit, Lleshi ka qëndruar edhe më shumë se Mehmet Shehu kryeministër, që e mbajti këtë detyrë me 27 vjet, 4 muaj e 28 ditë. Megjithatë, presidenca e Haxhi Lleshit, ose më saktë detyra e kryetarit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, nuk ka ndonjë ngjarje për t’u shënuar.

Me kompetencë të dobët, kjo presidencë, thjesht, përcillte letra, urime dhe dekorata që ishin vulosje të vendimeve marrë ose nga sekretari i parë i Komitetit Qendror të Partisë, Enver Hoxha, ose nga kryeministri, Mehmet Shehu. Fama dhe emri i Haxhi Lleshit lidhej më shumë me aktivitetin e tij me rezistencën, gjatë luftës së Dytë Botërore, se sa aftësitë e tij politike. Ai është i pari president pa arsimim tradicional. Haxhi Lleshi është, njëkohësisht, i pari president i shtetit shqiptar që është arrestuar.

Madje në moshë të thyer dhe arrestim që u shoqërua me dënimin me vdekje nga gjykata e Shkallës së Parë, për genocid dhe krim kundër njerëzimit. Por, më pas, gjykata e Apelit e dënoi me 5 vjet, “liri me kusht”. Duhet theksuar se, Haxhi Lleshi tentoi të futej në grevë urie gjatë qëndrimit në Spitalin e Burgut, por nuk u lejua nga të afërmit. Gjithsesi, në 1 janar 1997, në moshën 84 vjeç, 9 muaj e 18 ditë, ai ndërroi jetë.