Një minator ka humbur jetën këtë të shtunë në minierën e Martaneshit, pas një aksidenti të ndodhur gjatë punës në galeritë e saj.
Sipas të dhënave paraprake, punonjësi ka pësuar dëmtime të rënda si pasojë e aksidentit dhe nuk ka mundur të mbijetojë. Mësohet se minatori që ka humbur jetën quhet Gezim Muça.
Pas ngjarjes, në minierë janë nisur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të përcaktuar rrethanat në të cilat ndodhi aksidenti.










