Grabitja në Rinas, arrestohet në Dibër i shumëkërkuari i pestë

332

Ka rënë në prangat e policisë Admir (Jetmir) Çerpja, i shpallur në kërkim për supergrabitjen e makinave të blinduara me 3.2 milionë dorrë në Qafë Kashar.

Sipas policisë Çerpja u kap në zonën e Dibrës gjatë një aksioni të policisë mbrëmjen e djeshme 17 shkurt.

Ai është personi i pestë i arrestuar, ndërkohë, në kërkim vazhdon të jetë grabitësi tjetër Admir Murataj.

Në pranga për grabitjet e bujshme të parave të bankave që transportoheshin me makina blind drejt aeroportit të Rinasit, janë Fatjon Xhyliu, Ditjon Memlika, Neim Avdyli, Ernest Kupa. Vetëm ky i fundit nuk ka pranuar autorësinë, ndërsa prokuroria ka zbërthyer edhe rolet e tyre në grabitje.