Gjyqtari i Dibrës, Edvan Veçani konfirmohet në detyrë

599
Gjyqtari Edvan Vercani në KPK. Foto: Edmond Hoxhaj - BIRN

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të premten (28 tetor) vendimin për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit të Dibrës, Edvan Veçani.

Gjatë seancës dëgjimore te mërkurën, Edvani u përpall pa telashe me Komisionin që nuk i kishte kaluar barrë për gjetjet e konstatuara në të tre kriteret e rivlerësimit, atë të psurisë, pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit.

Hetimi administrativ për gjyqtarin Veçani u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Genta Tafa Bungo, me relator Lulzim Hamitajn dhe anëtare Valbona Sanxhaktarin.

Edvan Veçani ka kryer stazhin profesional pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë në periudhën 2011-2012 kur ka fituar titullin “Magjistrat Gjyqtar” dhe në janar të 2014 është emëruar si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Dibër, ku dhe e ushtron funksionin aktualisht.