Flamurtari mposht 6-0 Korabin

292

Fitorja e parë e Shpëtim Duros në krye të Flamurtarin vjen me një rezultat tenistik, me kuqezinjtë që mposhtën 6-0 Korabin, që në Vlorë ishte inekzistent duke u shfaqur krejt ndryshe nga skuadra që deri në këto momente kishte bërë gjithcka për të respektuar kampionatin.

Një Flamurtar që megjithatë bëri detyrën e tij duke regjistruar madje fitoren më të thellë në të gjithë Kategorinë Superiore, ku ka dhe sulmin e dytë më të mirë, aq sa një skuadër me një forcë të tillë goditëse është habi që lufton ende për mbijetesë. Ndeshja në fakt nuk është se pati shumë histori, me Korabin që luajti vetëm 45 minuta ku megjithatë në pushim vajti në disavantazh të dy golave, me Shkodrën që shënoi një perlë të vërtetë në të 19-tën nga goditja e dënimit.

Ndërsa në të 29-tën, nisi seria e gabimeve të Korabit, me Neziraj që u pengua në zonë nga Laco me kyresorin që tregoi nga pika e bardhë. Fazliu nga 11 metrat nuk gaboi.

Në të 53-tën, një gabim i Fazliut në kontroll solli golin e 3-të të vlonjatëve, me Busic që realizoi lehtësisht, ndërsa goli i 4-0 ishte një përgjumje e plotë e Korabit në qendër të mbrojtjes, me Neziraj që mposhti pa shumë probleme Lacon.

2 minuta më pas, një tjetër asist i mbrojtes së Korabit i lejoi Bushicit të shënonte golin e 5-0, ndërsa dhuratat e skuadrës mike nuk kishin përfunduar pasi Dushku gabimisht dërgoi topin në rrjetën e tij duke i dhënë dhe golin e 6-të vlonjatëve, që barazojnë Lacin në klasifikim pas një ndeshje që më shumë rezultoi një stërvitore për ekipin e Duros.

/supersport.al/