EMRAT/kandidatët e PS për 12 qarqe, ja kush përflitet në Dibër

614

29 prilli është data e fundit kur partitë politike do të duhet të dorëzojnë listat shumëemërore të kandidatëve për deputetë sipas qarqeve. Kur kanë ngelur jo më shumë se dy javë nga ajo datë, në selinë e Partisë Socialiste janë projektuar emrat kryesorë se kush do të drejtojë qarqet dhe se kush do të jenë kandidatët potencialë.
Ministrat janë thuajse të gjithë drejtues qarqesh, ndërsa janë shpërndarë nëpër qarqe deputetët aktualë, sikundërse ka edhe prurje të reja jo pak surprizuese.
Tabela bashkëlidhur këtij artikulli i ka renditur emrat jo sipas hierarkisë së pritshme të kandidimit, por lista është një grupim i të gjithë ekipit të projektuar sipas qarkut.
Mungesa në tabele e emrave të deputetëve aktualë, ose e kandidatëve të tjerë, nuk është e qëllimshme. Lista është përpiluar bazuar në informacionet që redaksia e “Shqiptarja.com” ka siguruar nga burime pranë Partisë Socialiste.

Tiranë
Kryeqyteti tashmë dihet se do të kryesohet nga ish-ministri i brendshëm Saimir Tahiri dhe do të vijojë me Pandeli Majkon, i cili në vitin 2013 ishte në krye të ekipit. Ministrja e re e Mirëqenies Sociale, Olta Xhaçka do të jetë në ekipin e Tiranës, duke marrë përsipër njësinë 3 në Tiranë, teksa në legjislaturën e shkuar është zgjedhur në Korçë.
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj do të kandidojë përsëri në kryeqytet, ndërsa deputeti i Dibrës Ulsi Manja do të jetë përgjegjës për zonën e Paskuqanit. Ministrja e re e Shëndetësisë Ogerta Manastriliu do të kandidojë për njësinë 9, ndërsa ministri i financave Arben Ahmetaj, nga Gjirokastra vjen në Tiranë, si përgjegjës për Kavajën.
Sadri Abazi përgjegjës për Vorën, Rakip Suli për njësinë 11, Vasilika Hysi për njësinë 7, Xhemal Qefalia për fshatrat e Tiranës, Elona Gjebrea, Vladimir Kosta për zonën e Farkës do të jenë po ashtu pjesë e ekipit të kryeqytetit. Surprizë duket se do të jetë drejtoresha e ANTA-s, Belinda Balluku, bashkëpunëtore e vjetër e Ramës e cila ka marrë përsipër zonën e Vorës duke zëvendësuar në përgjegjësi partiake prefektin Sadri Vorpsi. Kandidate potenciale është edhe kryekëshilltarja e Tiranës, Klotilda Ferhati.

Durrës
Qarku i Durrësit mendohet të jetë surprizë, teksa pritet të kandidojë si kryesuese e listës ministrja e ekonomisë Milva Ekonomi. Po ashtu, ministrja e zhvillimit urban, Eglantina Gjermeni pritet të kandidojë në këtë qark duke mbuluar zonën e Krujës. Drejtori i OSHEE-së Ardian Çela do të jetë në pjesën qendrore të kandidatëve, së bashku me deputetet aktuale Esmeralda Shkjau. Prefekti i Qarkut, Roland Xhelili pritet të kandidojë si përgjegjës i zonës së Manzës. Ai është një ndër socialistët më të vjetër të këtij qarku.

Shkodër
Ministri i jashtëm Ditmir Bushat do të kryesojë qarkun e Shkodrës, ku në ekip do të ketë Paulin Stërkajn për Malësinë e Madhe dhe Namik Koplikun për qytetin. Prurje e re interesante në këtë qark është Paulin Luli, i cili është përgjegjës për Pukën.
Ky person i ri, i cili ka përfunduar akademinë e policisë në vitin 1991, ka lënë Gjermaninë ku ushtronte një veprimtari biznesi të suksesshme në fushën e automjeteve, për të kandiduar për Partinë Socialiste. Pretendent për këtë qark është dhe drejtori i KESH-it, Agron Heto si dhe nuk është qartësuar nëse do të kandidojë Keti Bazhdari, filantropistja që humbi garën për bashkinë e Shkodrës.

Lezhë
Në qarkun e Lezhës, kryesuese e listës do të jetë ministrja e arsimit, Lindita Nikolla ndërsa i dyti do të jetë Pjerin Ndreu. Deputeti i Tiranës, pas një angazhimi intensiv në Pukë, së fundmi është caktuar në Lezhë, ku po punon së bashku me ish-deputetin e këtij qarku Arben Ndoka. Pritet që lista të plotësohet me një kandidat nga Laçi dhe një tjetër nga Lezha.

Dibër
Në Dibër pritet që lista të kryesohet nga Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe të pasohet nga koordinatori politik Agron Malaj. Në këtë qark do të ketë dhe kandidatura të tjera të cilët ende nuk janë përcaktuar.

Elbasan
Qarku i madh i Elbasanit pritet të kryesohet nga ministrja e mbrojtjes Mimi Kodheli, e cila është atashuar në këtë zonë pas një angazhimi në fillim në Lezhë, pastaj në Vlorë e në Dibër.
Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia që kryesues i listës të jetë Taulant Balla, ndërsa vijues i saj deputeti me jetëgjatësi të lartë parlamentare dhe përgjegjës për Cërrikun dhe Belshin Musa Ulqini. Pritet rikandidimi i pedagoges Evis Kushi, ndërsa deputeti Anastas Angjeli i zgjedhur në Gjirokastër, prej një kohe të gjatë është përgjegjës për zonën e Peqinit, ku më parë ishte zgjedhur Alfred Peza.

Vlorë
Sikundërse edhe e ka njoftuar vetë, Edi Rama do të kryesojë listën e PS-së për qarkun e Vlorës, sikundërse edhe në vitin 2013. Pasues i listës do të jetë drejtuesi politik i këtij qarku, ministri i energjetikës, Damian Gjiknuri.
Do të rikandidojë në pjesën më të fortë të listës deputetja Valentina Leskaj, si dhe pritet rikonfirmimi i deputetit Fatmir Toçi. Së fundmi, ish-drejtori i pastrit të parave, Alket Hyseni është ngarkuar me punë në zonën e Sarandës, ndërsa nuk dihet se si do të pozicionohet në këtë qark, i “rikthyeri” në PS, Shpëtim Gjika.

Gjirokastër
Qarku i Gjirokastrës i është besuar në kryesim ish-ministrit të çështjeve vendore, Blendi Çuçi, i pasuar nga ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro. Nuk dihet cilët do të jenë kandidatët e tjerë për këtë qark, teksa pretendon të ruajë përgjegjësitë e tij në Tepelenë e Përmet, deputeti aktual Dashamir Kamberi.

Korçë
Zëvendëskryeministri Niko Peleshi do të kryesojë betejën në qarkun e Korçës, teksa në ekip i është shtuar dhe ministri i ri i çështjeve vendore, Eduard Shalsi. Ky i fundit, i zgjedhur deputet në Berat në vitin 2013, tashmë do të jetë përgjegjës për zonën e Pogradecit, bashkë me deputetin aktual, Ilir Xhakolli.
Mjeku Ilir Pendavinji aktualisht deputet i këtij qarku do të rikandidojë në listën fituese, ndërsa mendohet që këtij qarku t’i bashkohet dhe Blerina Gjylahmeti, deputetja me origjinë nga ai qark, por që tashmë është zgjedhur në listat e vitit 2013 në Tiranë.

Kukës
Për Kukësin, ku zgjedhjet e fundit ka fituar vetëm një mandat, PS ka menduar të kandidojë me Safet Gjici, i cili kandidoi dhe humbi përballë Xhelal Mziut në Kamëz. Ai do të kryesojë listën, nëse Beqaj përfundimisht kandidon në Dibër. Deputeti i vetëm aktual i PS-së në Kukës, ish-prokurori Vexhi Muçmata, mësohet të jetë shprehur se nuk dëshiron një mandat të dytë.

Fier
Qarku i Fierit pritet të kryesohet nga numri dy i PS-së, Gramoz Ruçi dhe të ketë në ekip deputetët aktualë Erjon Braçe, Arben Çuko, Pirro Lutaj e Antoneta Dhima. Ish-drejtoresha e doganave,  Elisa Spiropali pritet të kandidojë në këtë qark, edhe pse një ide fillestare qe kandidimi i saj në Vlorë. Pretendent për këtë qark është edhe Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Energjetikës, Koli Bele.

Berat
Qarku i Beratit do të kryesohet nga ish-ministri Blendi Klosi dhe nga ministrja për çështjet parlamentare, Ermonela Felaj. Deputeti aktual, mjeku Eduard Bejko, një ndër më aktivët në komisionin parlamentar të shëndetësisë, pritet të rikandidojë. Suprizë në këtë qark është emri i Adnor Shahmetit, pronar i një universiteti privat në Tiranë, i cili mendohet se do të jetë përgjegjës për zonën e Skraparit. Ai ka kandiduar dhe më herët për PS, në një përballje me Ilir Metën, të cilën e ka humbur. Shqiptarja.Com
Kandidatët potencialë të PS sipas qarqeve
(Renditja e mëposhtme është rastësore dhe jo parashikim i renditjes në listën shumëemrore)

Tiranë
Saimir Tahiri
Pandeli Majko
Olta Xhaçka
Fatmir Xhafaj
Ulsi Manja
Ogerta Manastirliu
Arben Ahmetaj
Sadri Abazi
Rakip Suli
Vasilika Hysi
Xhemal Qefalia
Elona Gjebrea
Vladimir Kosta
Belinda Balluku
Ervin Bushati
Klotilda Ferhati

Durrës
Milva Ekonomi
Eglantina Gjermeni
Ardian Çela
Esmeralda Shkjau
Roland Xhelili

Shkodër
Ditmir Bushati
Paulin Stërkaj
Paulin Luli
Namik Kopliku
Agron Heto

Lezhë
Lindita Nikolla
Pjerin Ndreu

Dibër
Ilir Beqaj
Agron Malaj

Elbasan
Mimi Kodheli
Taulant Balla
Musa Ulqini
Evis Kushi
Anastas Angjeli

Vlorë
Edi Rama
Damian Gjiknuri
Valentina Leskaj
Fatmir Toçi
Alket Hyseni

Gjirokastër
Blendi Çuçi
Mirela Kumbaro
Dashamir Kamberi

Korçë
Niko Peleshi
Eduard Shalsi
Ilir Pendavinji
Blerina Gjylameti
Ilir Xhakolli

Kukës
Safet Gjici

Fier
Gramoz Ruçi
Erjon Braçe
Arben Çuko
Pirro Lutaj
Antoneta Dhima
Elisa Spiropali
Koli Bele

Berat
Blendi Klosi
Ermonela Felaj
Eduard Bejko
Adnor Shahmeti