Edhe dibranët në protestë kundër EVN-së. Do t’i japim afat!

450

Protesta e rradhës kundër EVN organizohet nga qytetarët dibran.
Kjo protestë realizohet me iniciativën e qytetarëve për shkak të parregullsive të krijuara nga kompanitë energjetike.

Protesta do të mbahet ditën e hënë në ora 14:00 dhe qytetarët I’u bëjnë thirrje të gjithëve të marrin pjesë në këtë protestë dhe mos lejojnë më që të manipulohet me ta. Qytetarët nëpërmjet rrjeteve sociale shprehin pakënaqësitë e tyre lidhur me këtë problematikë, transeton DibraIme.com

Një qytetar dibran, Fisnik Dika në profilin e tij në Facebook, shprehet se EVN-së dhe ‘Spiles’ do t’i japin afat për plotësimin e kushteve të vëna nga qytetarët.

Në vazhdim mund të lexoni të plotë postimin e tij në Facebook:

“Protesta do mbahet të hënën në ora 14:00, dilni të gjithë sepse bëhet fjalë për të mirën e popullit EVN dhe SPILJA nuk kanë konkurencë dhe sillen si firma idiote. Shumë njerëz duan të bëjnë mini fabrika, 60 mijë euro kërkon EVN, duan të bëjnë stalla me bagëti 18 mijë euro kërkon për rrymën EVN, shtëpitë private nga 300 euro I kërkon EVN, etj. SPILJA të merr 20 puntorë nga Dibra, nga familje që janë burrë e grua të papunë, drejtori të vendoset dibran, 10studentë të financohen në fakultet  që kanë prindër të papunësuar. Spilja të ndërtojë ujësjellësit për tokat etj. Të dyja firmave do ju japim afat.”

Kështu ka përfunduar postimin e tij Fisnik Dika./DibraIme.com