Dibra e Madhe vetëm një gjinekolog, gratë shtatzëna lindin në Strugë

510

Edhe pse në Dibër ka një repart gjinekologjik, një pjesë e madhe e grave shtatzëna për të lindur shkojnë në Strugë dhe ai numër në vitin 2016 ishte 125. Siç njoftoi Alsat M kohët e fundit, një nga arsyet për këtë është se në gjinekologjinë e Dibrës ka vetëm një gjinekolog.

“Alsat u përpoq të marrë përgjigje nga drejtuesit e spitalit të Dibrës, cila është gjendja e vërtetë këtu në repartin gjinekologjik. Por, as drejtori i spitalit Baki Halili, e as shefi i departamentit të gjinekologjisë, Asim Imeroski nuk ishin të gatshëm të flasin para kamerave të Alsatit”.

Mjeku Argëtim Fida, i cili deri vitin e kaluar ka punuar në gjinekologjinë e Dibrës, thotë se kushtet janë të mira, por nuk ka personel të mjaftueshëm. Prandaj rastet e rënda dërgohen në klinikën për gjinekologji në Shkup, ndërsa pjesa tjetër në Strugë.

Nga spitali i Strugës në fillim të janarit, thanë se shtatzënat e Dibrës ua rëndojnë punën atyre, prandaj apeluan deri te Ministria e Shëndetësisë ta zgjidh problemin e mungesës së gjinekologëve në Dibër.

https://youtu.be/6bNXcisKjGY