DIBËR/ Sherr për çështje pronësie 4 të arrestuar

421

Konflikti për çështjet e pronësisë ka çuar në përplasje ndërmjet dy familjeve. Për qetësimin e situatës është dashur ndërhyrja e forcave të policisë duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshmëm të tij.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, mësohet se janë arrestuar 4 persona:

B.K., 28 vjeç, banues në fshatin  Pilafe–Dibër.
M.K., 34 vjeç, banues në fshatin  Pilafe–Dibër. (vëllai i B.K.).

Si dhe dy vëllezërit e poshtë shënuar të cilët janë kushërinj me dy vëllezërit e lartpërmendur:
A.K., 40 vjeç, banues në fshatin  Pilafe–Dibër.
S.K., 43 vjeç, banues në fshatin  Pilafe–Dibër (vëllai i A.K.).

Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë pasdites së djeshme rreth orës 17.00, për motive pronësie janë konfliktuar shtetasit B.K dhe M.K (vëllezër mes tyre), me shtetasin A.K.

Më pas shtetasi A.K. ka njoftuar vëllain e tij shtetasin  S.K., dhe të dy sëbashku kanë shkuar në afërsi të banesës së shtetasit H.K, dhe e kanë goditur me mjete të forta, dhe më pas kanë goditur dhe dy djemtë e tij shtetasit M.K. dhe B.K.

Të gjithë personat e përfshirë në konflikt kanë pësuar dëmtime të lehta fizike të cilët kanë marrë ndihmën mjekësore në spitalin e Peshkopisë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë  Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.

/bulqizaime.al/