Dibër, procedohet pronari i pastiçerisë ku u helmuan afro 100 persona

261

Pas helmimit të afro 100 personave në Dibër, Gjykata e Shkallës së Parë Dibër, ka dhënë vendimin për procedimin penal të shtetasit G.S, pronari i pastiçerisë .

Shtetasi G.S, 39 vjeç, akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e ushqimeve dhe lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin”.

Procedimi penal ndaj tij filloi pasi ky shtetas, dyshohet se ka shitur ëmbëlsira jashtë kushteve dhe standardeve që kërkon ky produkt ushqimor.

Si pasojë, persona të grupmoshave të ndryshme në Peshkopi janë helmuar dhe janë trajtuar në Spitalin Rajonal Dibër.

/bulqizaime.al/