Dibër, ky është rezultati final

270

Dibra është qarku i radhës që ka përmbyllur procesin e numërimit. Ndryshe nga qarqet e tjera, Dibra ka rezultuar të jetë më e balancuar me dy paritë e mëdha PD e PS që kanë marrë nga dy mandate.

Megjithatë, edhe në këtë qark, socialistët kanë arritur të marrin më shumë vota, duke siguruar 34.42% të votave. Ndërsa 29,49  % e dibranëve kanë votuar për PD.

Ndërkohë edhe dy partitë e tjera, PDIU e LSI janë ndarë me nga një deputet. Por duhet theksuar se për numër votash, PDIU është forcë e tretë në këtë qark duke arritur të sigurojë 17, 51% të votave kundrejt 17,19 % të votave që mori LSI.

PS

  1. Ilir Beqja
  2. Almira Xhembulla

PD

  1. Dhurata Çupi
  2. Xhemal Xhunkshi

PDIU

  1. Reme Lala

LSI

  1. Përparim Spahiu