Dibër, fabrika që la pa punë 1 mijë punëtorë (FOTO)

699

Në mendjen e qytetarëve dibran gjatë kohë do të mbetet në kujtesë Fabrika e tekstilit “Novost” sepse në këtë gjigand punonin dhe nxjerrin bukën e gojës mbi 1000 punëtorë dibran.

Fabrika “Novost” ka pasur shtatë  reparte apo njësi të ndryshme duke nisur nga terja e perit deri te qilimat. Ndër repartet  me të vjetra ka qenë reparti i qilimave të dorës ku kanë punuar 100 gra, nëna dibrane që kanë bërë terjen e qilimave me 120 mijë nyje që kishin një vlerë prej 2 mijë euro.

Këta qilima tregonin dhe paraqitnin kulturën dhe traditën dibrane. Poashtu ishte edhe reparti i endjes së perit ku punonin rreth 200-250 punëtorë, i cili pe shkonte tek reparti ku bëheshin qilimat.

Kjo fabrikë mbulonte gjithë ish- Jugosllavinë si Slloveninë, Kroacinë, Malin e Zi, dhe shumë vende të tjera. Vetëm në Maqedoni dhe në Kosovë ka pasur afër 35 shitore të vetat që shitnin qilimat e dorës. Ajo  ishte frymëmarrja e qytetit tonë ku punësoheshin fëmijët  e punëtorëve të kësaj fabrike, gra të veja që u kishin vdekur burrat ose në luftë ose në ndonjë incident, ishte qilimara ajo që i ushqente këta fëmijë jetimë të  këtyre femrave guximtare.

Fabrika erdhi në falimentim në saj të kredive të marra për rroga.

Një pagë mujore është marrë në Bankën Ekonomike, por këto paga mujore në momentin kur janë marrë kanë pasur edhe kamatë të regjistruara nga kjo bankë. Të gjitha këto kamata sollën në falimentim të gjithë fabrikën sepse e njëjta ishte nën hipotekën e Bankës. Me këtë Dibra e tregoi humbjen më të madhe në historinë e vet.

Qilimara mbeti në mëshirë të fatit dhe pronari i “Knauf –Radika” ishte ai që e morri këtë objekt në sipërfaqe prej 15 hektarë për vetëm 360 mijë dollarë e rrënoi tërësisht  dhe e shfrytëzon për parkimin e automjeteve që presin radhën e ngarkimit të mallrave të gipsit.  /Portalb