DIBËR/ Bllokoi rrugën e fshatit me portë druri, prangoset 78 – vjeçari

422

Një 78 – vjeçar nga fshati Kastriot i Dibrës ka bllokuar rrugën e lagjes me një portë druri.

Sipas Policisë së Shtetit bllokimi i rrugës së lagjes nga 78 – vjeçari S.L ka penguar lëvizjen e banorëve.

Nuk dihen ende se cilat ishin shkaqet që e çuan 78 – vjeçarin në bllokim e rrugës, ku për të ka nisur procedimi penal në bazë të nenit 277 të Kodit Penal.

/bulqizaime.al/