Dibër, 75 – vjeçari dhunon bashkëshorten

318

Uniformat blu kanë arrestuar një 75 – vjeçar në Dibër, me akuzën se ka ushtruar dhunë në familje.

Sipas policisë bëhet me dije se 75 – vjeçari S.XH, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, H.XH, 71 – vjeç.

Materialet në ngarkim të S.XH i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprën penale “Dhunë në familje”.

/bulqizaime.al/