Basha në Dibër: Nëse zgjidhem kryeministër dhe nuk përfundoj rrugën e Arbrit, jap dorëheqjen

342

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përmbyllur fushatën elektorale në Dibër. Gjatë fjalës së tij, Basha premtoi se nëse do zgjidhet kryeministër do hapë tunelin e Arbrit dhe nëse nuk e mban këtë premtim do japë dorëheqjen si kryeministër. Gjithashtu Basha u shpreh se do hapë edhe Universitetin e Dibrës.

“Ne do hapim tunelin e rrugës së Arbrit brenda 2 vitesh ose unë jap dorëheqjen si kryeministër. Unë do e përfundoj këtë vepër për Matin dhe për gjithë Shqipërinë. I dyti zotim në këtë tokë të shenjtë është hapja e Universitetit të Dibrës. Këto janë zgjedhjet tuaja dhe mundësia e vetme për ndryshim”– tha Basha.

Ndër të tjera, Basha tha se Rama nuk ka asnjë plan ekonomik dhe groposi ekonominë në 4 vite. “Rama nuk mbajti asnjë premtim, pasi nuk ka prioritet qytetarët, por xhepat e tij. Ai groposi ekonominë dhe nuk ka plan. Unë kam plan ekonomik, prandaj jepeni votën. Sa më e thellë fitorja, aq më i madh ndryshimi”- tha Basha. /BW/

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1548495321868310/