Ambasadori francez Christian Thimonier, i cili ka zhvilluar sot një vizitë në Ohër, ka deklauar se Franca do të qëndrojë gjithnjë pranë Maqedonisë dhe se do e mbështesë atë në rrugën për integrimin euroatlantik.
“Jam optimist se do të ketë zgjidhje për krizën politike. Janë të nevojshme hapat konkret për mirëqenien e qytetarëve.
Franca e mbështet Maqedoninë dhe pret të vazhdojë drejt rrugës euroatlantike dhe NATO-s”, ka thënë Thimonier.
