Aksi rrugor Mavrovë-Dibër, për dy ditë do të jetë i bllokuar

334

Prej nesër e deri ditë e enjten, çdo ditë nga ora 13:00 e deri në orën 19:00, komunikacioni në aksin rrugor Mavrovë-Dibër në pjesën e Urës së Boshkut deri te Ura e Mullirit (Molniçanit) do të jetë në ndërprerje në të dyjat akset, shkruan DibraIme.com

Siç informon NP Rrugët e Maqedonisë, shkak për ndërprerjen e komunikacionit janë punimet ndërtimore në rrugë (asfaltim).