Zgjedhjet, KQZ fillon shpërndarjen e bazës materiale

526

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar ditën e sotme shpërndarjen e bazës materiale drejt KZAZ-ve.

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e KQZ, Drilona Hoxha tha se materialet logjistike zgjedhore, sot po shpërndahet në Komisionet e Zonave të Administrimit Zgjedhor të qarkut Kukës, Vlorë, Korçë, Gjirokastër, Dibër, Shkodër, Berat dhe Fier.

Ndërkohë, nesër materialet zgjedhore do të shpërndahen në Komisionet e Zonave të Adminsitrimit Zgjedhor të qarkut Lezhë, Elbasan, Durrës dhe Tiranë.

Deklarata e KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në funksion të mbarëvajtjes së procesit zgjedhor që do të zhvillohet më datë 25 Qershor, ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura për ngritjen e infrastruktures zgjedhore.

Ditën e shtunë, datë 17.06.2017, me mbërritjen e fletëve të votimit për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë dhe për zgjedhjet për Kryetar të Bashkisë Kavajë pranë ambjenteve të KQZ-së në Lundër, Komisioni punoi intensivisht për të përgatitur të gjithë bazën materiale logjistike zgjedhore si; kutitë e votimit, kutitë e materialeve zgjedhore, fletët e votimit, vulat që do të përdoren nga Komisionet e Qendrave të votimit, vulat me kodet e sigurisë, e të tjerë.

Sot ka filluar procesi i shpërndarjes së bazës materiale nga KQZ drejt KZAZ-ve, proces ky që do të kryhet nga Administrata e KQZ-së në bashkëpunim me Zyrat Rajonale Zgjedhore dhe Ministrinë e Mbrojtjes.

Materialet logjistike zgjedhore, sot po shpërndahet në Komisionet e Zonave të Administrimit Zgjedhor të qarkut Kukës, Vlorë, Korçë, Gjirokastër, Dibër, Shkodër, Berat dhe Fier.

Ndërkohë, ditën e mërkurë, datë 21.06.2017, materialet zgjedhore do të shpërndahen në Komisionet e Zonave të Adminsitrimit Zgjedhor të qarkut Lezhë, Elbasan, Durrës dhe Tiranë.

Në këto fazë të procesit, është  e domosdoshme që të gjithë anëtarët e 90 Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor (KZAZ), të marrin të gjitha masat e nevojshme dhe të jenë në gadishmëri në KZAZ-të përkatëse, për pritjen e bazës materiale zgjedhore e cila do të përdoret ditën e votimit dhe gjatë procesit të numërimit të votave.