Zbulohet slogani i Partisë Socialiste për zgjedhjet

548

Ka nisur sot në orën 10:00 takimi i hapur i Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, në “Pallati i Sportit Asllan Rusi”, Tiranë.

Në fjalën e tij para mijëra socialistëve, kryetari i PS, njëherësh kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zbuluar edhe sloganin e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 18 qershorit.

“Për Shqipërinë që Duam. Shtet, punë, mirëqënie”, është slogani i PS i përsëritur disa herë nga kryetari i PS, Edi Rama në fjalën e tij sot.

Ndërkohë nga ana tjetër Rama tha se PS është forcë fituese dhe se nga sot deri në të dielën e fundit të 18 qershorit, të gjithë socialistët do të trokasin derë më derë, zemër më zemër, për t’ju thënë shqiptarëve se sa shumë është bërë, duke u përulur për çfarë nuk është bërë dhe kokëulur për ato që mund të jenë bërë gabim. Por, sipas Ramës, PS ka akoma shumë për të bërë dhe Shqipëria ka shumë për të humbur nëse kthehet mbrapsht në rrugën e Saliut.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10154614417521523/