Zbulohet lista e 562 të vrarëve nga Ministria e Brendshme në diktaturë (FOTO LAJM)

301

Kastriot Dervishi, ish-drejtor i Arkivës në Ministrinë e Brendshme, ditën e sotme ka publikuar listën e 562 personave të vrarë nga kjo ministri gjatë regjimit komunist.

“562 “dëshmorët” e Ministrisë së PunëveBrendshme në diktaturë
Dikur, deri në vitin 1992, aty ku është sot Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, ka qenë Muzeu i Ministrisë së PunëveBrendshme.

Ky muze ishte i ndarë të tri pavijone: Sigurimi, Policia dhe Kufiri. Në një prej stendave të tij, ishte e vendosur edhe lista e “dëshmorëve” të kësaj ministrie.

Nga kjo tabelë, rezultojnë vetëm 562 persona të vrarë nga kjo ministri. Sigurisht nuk i takojnë vetëm Sigurimit, por edhe të vrarëve nga Policia dhe Kufiri.

Vizitorëve të djeshëm të këtij muzeu që sot mëtojnë shifra më të mëdha në lidhje me të vrarët në fjalë, po u kujtoj foton e kohës së shkuar”, -shkruan Dervishi.