Zaev thyen heshtjen: Dje tentuan të na eliminonin fizikisht

189

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev tha se kanë bërë një hap të madh drejtë demokracisë dhe në periudhën e ardhshme do të pasojë formimi i Qeverisë së re të cilën e presin të gjithë përfshirë BE

“Dhuna që ndodhi dje nuk është vlerë demokratike. Dhuna mbi gazetarët është e iniciuar nga Nikolla Gruevski, Ivanov, Vlenaovski, Çavkov dhe bashkëpunëtorë të tyre, të cilet i prek ajo që po vjen, drejtësia. Ato që ndodhën mbrëmë  janë rezultat i mbetjeve të regjimit që po shërbehet. Ngjarjet e djeshme, ishin test për vendin dhe për gjithë qytetarët”, tha Zaev.

Ai tha se nuk duhet të biem pre e provokimeve që kanë për qëllim ndarjen e Maqedonisë.

“Ju bëj thirrje të qëndroni të qetë. Në rrugën e drejt jemi. Në zgjedhje shumica jemi përcaktuar për zgjedhje. Është bërë hapi i parë, është e rëndë për shkak se kemi punë me njerëz të pamatur, por jemi bashkë të gjithë, qytetarët BE, SHBA, NATO, të gjithë, tek ne e shohim motorin e stabilitetit e vendit dhe rajonit”.

Ai tha se ajo dje ishte tentim për vrasje me plan dhe e menduar mirë.

“Sjellja e tyre, mënyra direkte ku janë individët që ka qenë fokusi i tyre. Kjo dje ishte tentim për vrasje”, tha Zaev, raporton SHENJA.

“As që mendojmë. Ivanov thash është një nga fajtorët per ate që ka ndodhur dje. Ai është pjesë e krizës dhe jo pjesë e zgjidhjes së saj. Thamë që do të ketë kryetar të ri të Kuvendit, ka, do të ketë edhe Qeveri të re”, tha Zaev.