Wenger largohet nga Arsenali

394

E ardhmja e Arsene Wenger te Arsenal është në udhëkryq. Ish-ylli i “The Gunners”, Paul Merson ka thënë se francezi do të kthehet në vendin e tij të lindjes këtë verë , te Paris Saint-Germain.

Pas 20 vjetësh qëndrimi në krye të këtij klubi, thirrjet për ndryshim po rriten në veri të Londrës.

“Mënyra që e aplikon e bën atë të ketë reputacion në gjithë botën. Ai njeh çdo futboll në glob. Mendojse nëse PSG nuk e fiton Champions League dhe mënyrën me të cilën po luan Monaco ata vështirë e kanë ta fitojnë edhe kampionatin. Kështu, mendoj se Wenger do të jetë menaxher i PSG sezonin e ri”, ka thënë Merson.