VIDEO/ Blushi: Rama legjion nderi në Francë, legjion turpi këtu

214

Deputeti dhe kryetari i LIBRA-s, Ben Blushi, ironizoi titullin “Komandant i Legjionit të nderit” që Franca i dha dje Kryeministrit Rama.

“Falënderoj Republikën e Francës që nderoi emigrantin shqiptar, Edi Rama, për sjelljen shembullore që ka bërë në Francë gjatë kohës së emigracionit. I dhanë legjionin e nderit, sepse në Francë është sjellë mirë si emigrant, edhe prandaj është vend i madh Franca sepse nderon emigrantët e huaj.

Mori legjionin e nderit në Francë, erdhi në Shqipëri u bë kryeministër e mori legjionin e turpit. Nga legjioni i nderit në Francë me Ismail Kadarenë në legjionin e turpit në Shqipëri si kryeministër me Mark Frrokun, Elvis Rroshin dhe me Vangjush Dakon. Sidoqoftë duhet falënderuar Franca që i nderon emigrantët e huaj”, tha Blushi në Parlament.

http://www.dailymotion.com/video/x5gp8w4_ben-blushi-fjala-ne-kuvend-per-legjionin-e-nderit_news