VIDEO/ Blushi kërkon votën morale të shqiptarëve

310

Ben Blushi doli sot Live në Facebook, me qëllim që t’i shpjegojë shqiptarëve se çfarë do të thotë të votosh për LIBRA-n, për të treguar se çfarë i bëri bashkë PD-në me PS-në, çfarë e pret vendin nëse pushtetin e marrin të njëjtin politikanë, dhe për të zbuluar një ‘lojë fjalësh’ që garanton ruajtjen e votave të LIBRA-s.

Kreu i LIBRA-s zbuloi se çfarë qeverisje dëshiron t’i japë vendit, dhe se çfarë votash kërkon.

“Duam t’i japim vendit një qeverisje morale vendit. Po kërkojmë votën morale të shqiptarëve kudo që jetojnë, në Shqipëri apo jashtë saj.”

Takimet e tij me njerëz në të gjithë vendin e kanë bindur Blushin se 25 qershori ruan një suprizë të madhe për shqiptarët.

“Ajo që ndjej nga ecja çdo ditë në gjithë Shiqpëinë është që vendi ka nevojë për liri, frymë, dinjitet. Këto zgjedhje do të jenë një suprizë e madhe.”

Blushi është i bindur se qeverinë Rama me atë Berisha nuk i ndan asgjë, dhe për këtë fton njerzit të imagjinojnë sikur gjithçka të jetë e njëjtë pas 25 qershorit.

“Qeveria që kemi sot dhe ajo para kësaj, janë e keqja, e mbashpta, e pamerituara. Imagjinoni pas 25 qershorit asgjë të mos ndryshojë.”

Për Blushin, bashkëqeverisja e Edi Ramës me Sali Berishën ka për qëllim vetëm mbrojtjen nga drejtësia dhe populli, dhe kjo është shenja e fundit të një regjimi.

“Kjo është arsye që janë bashkë, nevoja për t’u mbrojtur. Ata ju hoqën mundësinë për të zgjedhur. Ata po mbrohen nga populli i tyre, dhe ky është fundi i çdo regjimi.”

Ben Blushi duket se ka gjetur një mënyrë që votat e partisë së tij të mos vidhen.

“Ju që mendoni të votoni LIBRA, por dyshoni se LIBRA do të arrijë të mbrojë votën siç duhet, duhet të jeni të qetë. Hajdutët e votave do të mbrojnë votat tona. Kjo, pasi ata do të ndalojnë njëri-tjetrin të vjedhin votat e LIBRA- për vete. LIBRA është inteligjenca praktike, prandaj vota e saj do të mbrohet nga hajdutët e votave.” –deklaroi Blushi.

https://web.facebook.com/benblushi.al/videos/530199077103739/