Vetëvaret në kasollen e bagëtive e reja në Dibër

272

Një 25-vjeçare nga Dibra ka varur veten pak orë më parë në fshatin Katund i Ri.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se viktima është gjetur e varur në kasollën e bagëtive nga të afërmit, të cilët kanë njoftuar edhe blutë e Dibrës.

Nga veprimet paraprake të kryera nga grupi hetimor dhe nga eksperti mjeko ligjor dyshohet se vdekja është shkaktuar si pasojë e vetëvarjes në litar.

Eksperti mjeko- ligjor gjatë kqyrjes së trupit të viktimës nuk ka konstatuar asnjë shenjë dhune a dëmtim tjetër, përveç atyre të shkaktuara nga vetvarja në litar.

Shkaku paraprak dyshohet që shtetasja S.N ishte në kushte depresioni.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje