Torino ndali Interin (Video)

375

Interi nuk ka mundur të marrë më shumë se një pikë në udhëtim te Torino, duke barazuar 2:2.

Pas dy fitoreve me radhë ku shënuan 12 gola, Interi i Stefano Piolit ka barazuar me Torinon.

Në sfidën që u zhvillua në stadiumin “Olimpico Grande Torino”, dyja skuadrat dhuruan spektakël, të cilat në fund ndan pikët, pasi barazuan 2:2, shkruan Gazeta Express.

Golat për Interin i shënuan Geoffrey Kondogbia dhe Antonio Candreva, derisa për Torinon shënuan Daniele Baselli dhe Afriyie Acquah.

Ky barazim e lë Interin në pozitën e pestë në renditje me 55 pikë, pesë pikë larg zonës Champions që e mban Napoli, derisa këta të fundit kanë edhe një ndeshje më pak të zhvilluar. /Express/

https://streamable.com/b5pbm