Tahiri: As nuk më kanë kërkuar as nuk kam dhënë dorëheqje!

199

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka reaguar për herë të parë lidhur me lajmin që qarkullon se ditën e sotme ai është dorëhequr nga posti ministror që mban.

Përmes një statusi në Facebook, Ministri Tahiri hedh poshtë deklaratat e bëra në media për dorëheqje apo shkarkim të tij.

“Per saktesim, as me ka kerkuar kush e as kam dhene doreheqje deri tani. Sidoqofte, me te forte do jemi, sot e gjithmone, bashke.” shkruan Tahiri.