Statistikat e përballjeve mes Barcelonës dhe PSG-së

331

Sot në orën 20:45 Barcelona do të presë në “Camp Nou” skuadrën e PSG-së ku katalanasit do të kërkojnë të zhvillojnë një ndeshje të madhe për të kthyer rezultatin e takimit të parë.

Në bazë të statistikave të mëposhtme akoma edhe më e balancuar është situata mes dy klubeve ku në përballjet direkt diçka më mirë është Barcelona, transmeton SYRI.net.

4 fitore dhe 1 humbje ka Barcelona në 5 ndeshjet e fundit në të gjitha garat, ndërsa PSG-ja numëron 4 fitore dhe një barazim.

Ndërsa në përballjet mes tyre kryeson Barcelona pasi në 8 ndeshje ka 3 fitore, 3 barazime dhe 2 humbje.