Sot, raundi i tretë për zgjedhjen e Presidentit

330

Sot në mesditë, Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet për të zhvilluar raundin e tretë për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit, të Presidentit të Republikës.

Kryetari i Kuvendit ka njoftuar se seanca do të mbahet në orën 15:00, pas seancës së zakonshme parlamentare të së enjtes që mblidhet në orën 10:00.

Për zgjedhjen e prsindetit kërkohet shumicë e cilësuar me 3/5 e anëtarëve të Kuvendit.

Dy raindet e para kanë rezultuar të kota dhe asnjë kandidat nuk është prezantuar, as nga mazhoranca, pasi opozita nuk ka marrrë pjesë në proces për shkak të vijimit të protestës së saj që synon para së gjithash, krijimin e një qeverie teknike që të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Nga ana tjetër, kryetari i PD-së, Lulzim Basha, deklaroi se zgjedhjen e Presidentit të Republikës, opozita ka vendosur t’ia lërë, popullit ta zgjedhë dhe jo marrëveshjeje politike.