Sondazhi nga IPR Marketing dhe Ora News/ PS fiton 48%, PD 32%, LSI 13%, LIBRA 3%, PDIU 2.5%

432

Publikohen rezultatet e sondazhit te tretë të IPR Marketing e Ora News për zgjedhjet e 25 qershorit.

Kur kanë mbetur edhe 10 ditë nga zgjedhjet e 25 qershorit, Ora News dhe IPR Marketing sjellin sondazhin e tretë, (14 qershor).

Sipas sondazhit, nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin këtë javë Partia Socialiste do të fitonte 48% të votave. Në vendin e dytë qytetarët kanë zgjedhur Partinë Demokratike me 32% të votave, ndërsa e treta renditet Lëvizja Socialiste për Integrim me 13%.

Sondazhi i IPR Marketing dhe Ora News rendit në vendin e katërt Partinë LIBRA me 3%, ndërsa më pas vjen Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet  me 2.5% të votave, ndërsa partitë e tjera janë nën 1%.

54.7% e qytetarëve thonë se do të shkojnë të votojnë në zgjedhjet e 25 qershorit, 36.1 % kanë thënë se nuk do të shkojnë të votojnë, ndërsa 8.5 %  janë të pavendosur.

Numri i të intervistuarve në sondazhin e sotëm (14 qershor) është 2002, periudha 12-13 qeshor dhe marzhi i gabimit është +/- 3.3 %.

Krahësimi me dy sondazhet e kaluara

Krahasur me dy sondazhet e para PS ka pësuar rritje. Duke e krahasur me sondazhin e  7 qershorit vihet re se Partia Socialiste ka pësuar një rritje me 3%, ndërsa Partia Demokratike ka pësuar rënie me 5%.

Lëvizja Socialiste për Integrim krahasuar me sondazhin e fundit, atë të datës 7 qershor nuk ka asnjë ndryshim. Rritje ka pasur edhe për Partinë Libra të Ben Blushit e cila nga sondazhi i fundit është rritur me 1%. Edhe PDIU ka pësuar rritje me 1%.

Koalicionet pas zgjedhore

Nëse asnjë nga forcat politike nuk do të arrinte të merrte vota për të formuar qeverinë 19.3% e qytetarëve kanë zgjedhur një koalicion mes PS dhe LSI për qeverisjen e ardhshme.

Për një koalicion mes PS-PD kanë votuar 15%, PD-LSI 9.2%. Ndërkohë që për një bashkëqeverisje PS-PD-LSI kanë dhënë mbështetje vetëm 5.7%.

Sondazhi III: Ka rënë numri i votuesve, është rritur numri i të pavendosurve

Sipas sondazhit 54.7% e popullsisë ka deklaruar se do të shkojë të votojë. Kjo shifër vjen në rënie në krahasim më dy sondazhet e para. Në 31 maj ishte 62.1%, në 7 qershor 59.7 %.

Ndërsa 36.1 % e qytetarëve kanë deklaruar se nuk do të shkojnë të votojnë në zgjedhjet e 25 qershorit.

Në krahasim me sondazhin e datës 7 qershor numri i qytetarëve që nuk do të shkojnë të votojnë në 25 qershor është rritur me 2.4%. Ndërsa në krahasim me sondazhin e 31 majit numri i atyre që kanë thënë se nuk do të votojnë është rritur me 9.4%.

Ndërkohë është rritur edhe numri i të pavendosurve që në këtë sondazh është 8.5%, krahasuar me atë të datës 7 qershor, i cili ishte 7%. Ndërsa në sondazhin e 31 majit të pavendosurit ishin 9.6%.

https://www.facebook.com/Ora.News.RTV/videos/903532253105231/