Sondazhi kombëtar 6 ditë para zgjedhjeve: PS 48%, PD 33%, LSI 13%….

355

Kur kanë mbetur 6 ditë nga dita e votimit(25 qershor 2017)  Ora News në bashkëpunim me IPR Marketing sjell sondazhin IV në rang kombëtar si dhe orientimin e votës në qarkun e Tiranës, Korçës dhe të Vlorës.

Një fotografi e sotme (19 qershor) në rang kombëtar tregon se PS ka fituar 5 pikë nga fushata elektorale në krahasim me sondazhin e parë të 31 majit, PD ka fituar vetëm 1 pikë nga fushata elektorale në krahasim me sondazhin e  parë. Ndërkohë nga orientimi i votes  në qarkun e Tiranës,  PS merr 16 mandate,  13 PD, 4 LSI, 1 LIBRA. Në Korçë, PS shënon rritje dhe merr 6 mandate, PD 4 e LSI 1. Ndërkohë Rama rikonfirmohet në Vlorë me 8 mandate. PD dhe LSI 2.

Në sondazhin e Ora News dhe IPR Marketing, pyetjes nëse mendojnë të votojnë me 25 qershor, 55% janë përgjigjur po, 34% jo, 10% nuk e di dhe 1% nuk janë përgjigjur fare.

Një përgjigje surprizë e këtij sondazhi ishte fakti se shqiptarët duan kryeministër teknik. Kryesisht janë votuesit e LSI ata që e duan.