Skavica: Disa këshilla praktikte në ndihmë të banorëve për dëgjesat publike

227
Gjatë një proteste në Dibër kundër planeve të qeverisë për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës. Foto: Sami Curri

Mos harroni kurrë të dokumentoni gjithçka nga këto takime, që të keni dëshmi ligjore të vlefshme. Sigurohuni që të ketë një procesverbal të diskutimit. Sigurohuni që komentet tuaja janë shënuar saktësisht në procesverbal dhe shkruani çdo informacion të ri ose shtesë të diskutuar ose referencë eksperti. Sigurohuni që e praktikoni të drejtën tuaj për të marrë pjesë – jepni komentet tuaja dhe sqaroni pyetjet tuaja gjatë seancës. Nëse nuk është kështu, mbani prova dhe kërkoni që ky fakt të vihet në dukje siç duhet nga autoritetet. Shmangni diskutimin jashtë regjistrimit dhe diskutimin jashtë temës. Lidhu me përfaqësuesit e pranishëm të mediave që raportojnë për dëgjimin publik. Ju mund të tërheqni vëmendjen e tyre për dështimet e mundshme në procedurë. Kushtojini vëmendje folësve të tjerë. Ju mund të gjeni aleatë që mbështesin komentet tuaja.

Procesi për ndërtimin e Skavicës, të paktën nga deklarime publike, duket se po vazhdon. Pjesë e qenësishme e këtij procesi, është përfshirja e banorëve në konsultime. Kompania ndërtuese dhe agjenci të ndryshme shtetërore e kanë për detyrë ligjore që të përfshijnë banorët, të cilët preken direkt nga projekti, në këto konsultime publike. Në kushtet kur banorët duan të shprehin kundërshtinë e tyre ndaj projektit – ose të paktën, të kërkojnë të plotësohen të drejtat e tyre në cilëndo situatë, konsultimet publike janë një ndër mënyrat më efikase për ta shprehur këtë kundërshti.

Shikoni udhëzimet më poshtë, të përgatitura nga ekspertë ligjore, dhe merrni pjesë aktivisht. Megjithëse opinionet e shprehura me zemërim, me tone të forta, komentet në rrjetet sociale kundërshtuese ndoshta kanë një lloj ndikimi, baza e reagimit duhet të jenë opinione të shprehura me qetësi, me argumente dhe me kërkesa legjitime. Mos e humbisni rastin të merrni pjesë, të komentoni dhe të dokumentoni ngjarjet. Për më hollësisht, lexoni më poshtë disa këshilla të përgatitura nga ekspertët ligjorë.

Gjatë një proteste në Dibër kundër planeve të qeverisë për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës. Foto: Sami Curri

SHKURTESAT
VNM- Vlerësimi I Ndikimit në Mjedis;
NJQV-Njësia e Qeverisjes Vendore;
AKM-Agjencia Kombëtare e Mjedisit;
DRM-Drejtoria Rajonale e Mjedisti;
ARM-Agjencia Rajonale e Mjedisit

  1. KONTROLLET PARA SEANCËS PUBLIKE PËR VNM

Kontrolloni vazhdimisht (çdo javë) nëse është publikuar njoftimi për dëgjesat publike nga Bechtel. Linqet për të kërkuar informacionin për këtë janë:
– nga AKM në https://akm.gov.al/publiku/
– nga DRM Dibër në http://drmtirane.akm.gov.al/faces/konsultimmepublikun.xhtml  
dhe – nga DRM Kukës në http://drmlezhe.akm.gov.al/faces/konsultimmepublikun.xhtml

Nëse njoftimi publikohet edhe nga AKM dhe ARM, shkarkoni dokumentet për t’i pasur në arkivën tuaj.

Pasi AKM të jetë njoftuar, Zhvilluesi (Bechtel në këtë rast) duhet të publikojë në mediat audiovizive lokale dhe kombëtare, si dhe në faqen e projektit, njoftimin për dëgjimin publik, të paktën 20 ditë rresht, përpara datës së njoftimit për dëgjesat publik.

Gjithashtu, data e seancës publike duhet të caktohet të paktën 30 ditë nga dita e njoftimit të AKM-së. Njoftimi për media duhet të përfshijë të paktën informacionin e mëposhtëm:
1. Emri dhe adresa e Zhvilluesit;
2. Qëllimi dhe vendndodhja e Projektit;
3. Vërtetim që AKM është njoftuar për seancën dëgjimore – Për t’u kontrolluar dhe verifikuar, shih pikën 1 më sipër;
4. Vërtetim se kopjet e raportit të thelluar të VNM-së janë të ekspozuara në ambientet e ARM-së dhe ambientet e NJQV-së (duhet të ketë 30 kopje në çdo ambient) – Të kontrollohen dhe verifikohen edhe me foto.
5. Vërtetim se Kopjet e Përmbledhjes jo-teknike të VNM-së janë të ekspozuara në ambientet e ARM-ve dhe të NJQV-ve (duhet të ketë 100 kopje në çdo ambient) – Të kontrollohen dhe verifikohen në ambiente me foto.
6. Konfirmimi që versioni elektronik i Përmbledhjes joteknike të VNM-së është publikuar në faqet e internetit të AKM-ve, ARM-ve dhe NJQV-ve – Për t’u kontrolluar dhe verifikuar, shihni 1 më sipër.
7. Konfirmimi se materialet informuese të Dëgjesave Publike mund të gjenden gjithashtu në zyrat e zhvilluesit (Bechtel) dhe/ose në faqen e projektit për Skavicën.
8. Ftesë për këdo që të japë komente ose opinione me shkrim, afatin për paraqitje të tilla (jo më pak se 20 ditë nga publikimi i njoftimit), personin e kontaktit të Zhvilluesit dhe adresën (postë ose nëpërmjet e-mail) si dhe adresën e kontaktit të AKMsë (postë ose nëpërmjet e-mail) për paraqitjen e komenteve.
9. Kini parasysh se njoftimi duhet të përfshijë gjithashtu informacion të mjaftueshëm për kohën dhe vendin ku do të mbahet seanca dëgjimore. Është gjithashtu e rëndësishme të kontrollohet nëse të gjitha dokumentet e sipërpërmendura janë të disponueshme në të gjitha ambientet e listuara më sipër gjatë periudhës që do ndodhë dëgjesa.
10. Përsëri: Dokumentoni, regjistroni, dokumentoni gjithçka!!!

  • PËRGATITJA PARA SEANCËS PUBLIKE TË VNM-SË

1. Kontrolloni dhe inspektoni përmbajtjen e dokumenteve në dispozicion. Mbani shënime për dokumentet që mungojnë dhe reflektoni këtë çështje në komentet tuaja (veçanërisht në formë të shkruar).
2. Kontrolloni informacionin e dhënë p.sh., vendndodhjen e projektit, madhësinë, etj.
3. Përgatitni paraprakisht pyetje dhe komente fillestare, ndoshta të mbështetura me të dhëna dhe referenca për disa çështje (mjedisore – toka, uji, ajri, biodiversiteti, zonat e mbrojtura, sociale, ekonomike, trashëgimia kulturore dhe arkeologjia, ndikimet ndërkufitare)
4. Informoni dhe ftoni OJQ-të në dëgjimin public. 6. Informoni dhe ftoni mediat të raportojnë për dëgjimin publik.

  • GJATË SEANCËS SË DËGJIMIT PUBLIK

1. Sigurohuni që të ketë një procesverbal të diskutimit dhe që komentet tuaja të jenë shënuar siç duhet.
2. Kontrolli për pjesëmarrje – Të gjithë ekspertët e përfshirë në përgatitjen e VNM-së duhet të jenë të pranishëm; Pyetni për emrat e tyre dhe pjesët e përgatitura nga secili. Gjithashtu, duhet të ketë të paktën një përfaqësues nga AKM, ARM dhe NJQV. Kontrolloni gjithashtu nëse dokumentet e identitetit të pjesëmarrësve janë duke u mbajtur shënim në procesverbal nga organizatorët.
3. Sigurohuni që komentet tuaja janë shënuar saktësisht në procesverbal dhe shkruani çdo informacion të ri ose shtesë të diskutuar ose referencë eksperti.
4. Sigurohuni që e praktikoni të drejtën tuaj për të marrë pjesë – jepni komentet tuaja dhe sqaroni pyetjet tuaja gjatë seancës. Nëse nuk është kështu, mbani prova dhe kërkoni që ky fakt të vihet në dukje siç duhet nga autoritetet.
5. Shmangni diskutimin jashtë regjistrimit dhe diskutimin jashtë temës.
6. Lidhu me përfaqësuesit e pranishëm të mediave që raportojnë për dëgjimin publik. Ju mund të tërheqni vëmendjen e tyre për dështimet e mundshme në procedurë. Për më tepër, ju mund të përdorni mjetet e mediave sociale (si Facebook Live) për dokumentacion dhe komunikim.
7. Kushtojini vëmendje folësve të tjerë. Ju mund të gjeni aleatë që mbështesin komentet tuaja.

  • PAS DËGJIMIT PUBLIK/PARAQITJA E KOMENTEVE

1. Përgatitni komentet tuaja (përfundimtare) në formë të shkruar dhe dërgojini ato në AKM, sigurohuni që të gjitha ato të jenë shënuar siç duhet dhe sigurohuni që të merrni konfirmimin me shkrim nga autoriteti publik për marrjen.

Këshilla për përgatitjen e komenteve:

– Mundohuni të përfshini sa më shumë fakte.
– Referimi në punime shkencore, opinione të ekspertëve dhe dokumente të ngjashme do t’i sjellë peshë serioze komenteve tuaja.
– Marrja e mbështetjes nga komuniteti i ekspertëve ose komuniteti lokal është një pasuri.
– Nga pikëpamja teknike, përpiquni t’i strukturoni komentet sa më qartë që të jetë e mundur (organizojini ato në kapituj/paragrafë dhe referojini ato me pjesët e VNM-së që po kundërshtoni etj.).
– Në fund të komenteve/deklaratës suaj, kujtojini autoritetit publik se ata kanë detyrimin të marrin parasysh siç duhet komentet. Mos harroni të shtoni të dhënat tuaja të kontaktit. Është shumë e rëndësishme që komentet t’i drejtohen autoritetit kompetent brenda kornizës kohore të caktuar ligjore. Prandaj, llogaritni saktë datat/afatet.
– Kontrolloni afatin për komente në njoftim sipas pikës 2 më sipër. Shmangni dërgimin e komenteve në momentin e fundit, përveç nëse është mundësia e vetme. Sigurohuni që të ketë prova të dorëzimit të komenteve tuaja në kohë (p.sh., postoni dokumentin e konfirmimit, numrin e arkivit të autoritetit përkatës, emailin, etj.).