Si përfundim, cilën parti?

396

*Nga Rezearta Caushaj

Jemi në prag zgjedhjesh dhe i vetmi ndryshim i prodhuar në sjelljen e votuesve këtë vit është ndoshta fakti se vërehet më shumë se cdo vit tjetër elektoral një rritje e numrit të votuesve gri ose kategorisë së pavendosur, duke lënë të paprekura kategoritë e tjera.

Një pjesë e madhe e votuesve, të zhgënjyer një herë e mirë nga ofertat politike të vjetra me ambalazh të ri, do të rreken të ushtrojë të drejtën e mosvotimit; një pjesë janë duke luajtur lojën e “së keqes më të vogël”; një pjesë do të votojnë partitë e sapokrijuara duke qënë se të vjetrave ua kanë “pirë lëngun”; një pjesë do të votojnë për atë që e perceptojnë si “fituesin” sepse janë të lodhur duke parë miq, të afërm e të largët të gëzojnë favore partiake; një pjesë do të ndryshojnë votën; një pjesë shumë e madhë nuk do t’a ndryshonin votën edhe nëse jeta e tyre do të varej prej atij veprimi; një pjesë do të votojnë të mbajnë vendin e punës, një pjesë do të votojnë të fitojnë një vend pune, një pjesë nuk është ë interesuar se shpresat i ka varur të emigrimi e një pjesë tjetër po bën gati valixhet.

Një pjesë vendos në bazë të rrugës që iu bë apo nuk iu bë, në bazë të punës që ka apo nuk ka, në bazë të informacionit të kufizuar mediatik që i tregon një tjetër realitet nga ai i përditshmi (“Të paktën në Tiranë po punohet”, – thotë ai nga fshati i Divjakës. Mbase duke vazhduar kështu do ia hedhin sytë edhe nga ai)etj.etj. Të gjithë janë të zhgënjyer sepse “Ky vend nuk bëhet!”, “ Këto janë gjëra të vendosura!”e ndërohë që disa janë përshtatur, disa kanë heque dorë.

Të parët tashmë mendojnë vetëm si mund të perfitojnë për veten e tyre në kurriz të vendit, të dytët nuk duan të degjojnë më. “Po cilen parti thua ti të votojmë?!” – përfundon cdo debat i mundshëm mbi gjendjen politike, sociale e ekonomike të vendit. Ky debat rëndom rrotullohet rreth asaj që ka thënë kryetari i x apo y partie, që ka bërë partia x apo y në këtë apo atë kohë, sa besueshmëri kanë figurat e x apo y partie të re e të vjetër apo cila ka bilancin më të keq në këto 27 vjet. Cila është ajo, e cila me në fund do të sjell ndryshimin?!

Me këtë nënkuptohet ajo që do të mbajë premtimet, ajo që do të zbatojë ligjin, ajo që ka figurat më të papërlyera, që do të pastrojë kastën e vjetër, do të fillojë demokratizimin brenda partisë në bazë merite e kontributi, ajo që do të punojë për vendin, ajo që do të luftojë korrupsionin, që do të krijojë vende pune, që do të sjell rrugë, drita e ujë në zonat rurale për të cialt askush nuk flet, ajo që do të ndihmojë fermerët e do të tërheq investimet e huaja, ajo që do të ul taksat e do të rris investimet etj.etj.

Përgjigja përfundon me justifikime që shpalosin mungesën e përfaqësimit ose shtrëmbërimin e tij të tipit “Të paktën X parti ka bërë këtë e nuk ka bërë atë e atë…”. E verteta ështe se nuk ka asnjë lloj rëndësie këto zgjedhje se cilën parti ju zgjidhni sepse partite janë pjesë e një problemi shumë më të madh.

Problemi është i thjeshtë për t’u parashtruar: ne nuk arijmë të kontrollojmë partitë që marrin pushtetin. Partia që merr pushtetin ka lidhje të ngushta me sistemin gjyqesor, kontrollon shumicën në legjislativ, nuk ka demokraci të brendshme dhe në administratë e kudo ku mundet cakton besnikët e saj. Kushdo që merr drejtimin e qeverisë është i pushtetshëm tashmë, pushtetin ia ka dhënë keq-qeverisja 8 vjecare e kundërshtarit, vota ndërshkuese që i ka siguruar përkrahje të gjerë e legjitimitet në popull (E keqja më e vogël!). Ky sistemi 8 vjecar i keq-qeverisjes e rotacionit i siguron partisë që fiton në zgjedhje, kushdo që eshte ajo, se mëkatet që ajo ka bërë më parë tashmë janë harruar.

Madje në 8 vjet keqqeverisje, ato janë zvogeluar dhe sukseset janë zmadhuar, premtimet duken më mirë se asgje dhe cikli përseritet. Për ilustrim, po ju pyes, kush do t’i kujtoj mëkatët e PD nëse PS do të na qeverisi për 4 vitet e ardhshme?

Kush i kujtonte mëkatet e PS gjatë qeverisjes Nano në 2013?

Situata e mësipërme do të përsëritet me cdo parti e cdo inivid që do të na qeverisi sepse mungesa e mekanizmave të kontrollit të pushtetit është problem, por është problem i popullit, jo i partive. Cikli i keq- qeverisjeve do të përsëritet pafund derisa ne të kuptojmë se kundërbalanca jemi ne, jo vetëm vota jonë cdo 4 vjet, por reagimi jonë ndaj keq-qeverisjes përditë. Kjo sepse një parti që qeverisë nuk ka nevojë për mbështetjen tonë, por për presion masiv; nuk ka nevojë që ta justifikojmë, por t’i kërkojmë llogari; jo të vjedh më pak, por të bëj më shumë; jo të zbatojë një projekt, por të zbatojë ligjin që siguron se ai është projekti më i mirë i mundshëm, më koston më të ulët, në kohën më të shkurtër.

Ajo c’ka duhet të fillojmë të bëjmë është të ndërshkojmë, jo cdo 8 vjet, por cdo 4 vjet. Ky është një nga pushtet tona (tjetri është qëndrimi i përditshëm kritik), ai më i madhi dhe ai që rrallë përdorim. Ky është i vetmi ndryshim që mund të bëjmë sepse nuk ka asnjë parti që do të kufizojë pushtetin e vet në mënyrë të vullnetshme.

Duhet të heqim dorë nga votimi nepotik, votimi për të keqen më të vogël, votimi me bazë interesin vetjak afatëshkurtër dhe të fillojmë të votojmë në mënyre të zgjuar. Nuk ka rëndësi se cilën parti votoni në këto zgjedhje, për aq kohë sa ajo parti nuk është në pushtet (LIBRA, SFIDA, PD, PR, USSH, RTHSN, ELOD,PAA etj etj.), madje sa më shumë parti të votoni, aq më shumë coptohet pushteti; për aq kohë sa vota është ndërshkuese është një votë e hedhur mirë. Nuk ka rëndësi se partia që po zgjidhni nuk është më e mirë sepse mësimi që i jepet një partie, i jepet të gjithave: “Kush qeveris keq, largohet!”.

Është frika e mosgëzimit të pushtetit pas 4 vjetëve që do të sjell zbatimin e ligjit, demokratizimin e partive, sistemin e meritës dhe kontributit, ruajtjen e aseteve publike, llogaridhënien apo punën serioze të institucioneve. Të gjitha këto nuk ka për t’i realizuar asnjë parti, këtë mund t’a bëjmë vetëm ne votuesit. Ky është pushteti jonë dhe është më i madh se cfarëdolloj pushteti që prodhon paraja, krimi apo pozita shoqërore. Kjo është detyra e brezit tonë, jo të bëhemi drejtora e deputet 22 vjec, por të bëhemi votues të zgjuar.

BURIMI: appa.al